As farsë, as zgjedhje perfekte/ Kreu i KQZ Celibashi: Zgjedhjet prodhuan rezultat legjitim

As farsë, as zgjedhje perfekte/ Kreu i KQZ Celibashi: Zgjedhjet prodhuan rezultat legjitim

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi komentoi për ‘Real Story’ raportin e ODHIR për zgjedhjet e 11 majit që i cilësoi të konkurruese me disa raste të shkeljeve. Celibashi tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë të standartit europian dhe prodhuan rezultat legjitim pavarësisht se kundërshtohen nga opozita.  “Nuk kam dashur ta fsheh dhe nuk shoh arsye për të treguar modesti hipokrite. Po të shohësh mesazhin që kam përcjellë publikisht synon të tregojë tjetër gjë. Gjithsecili prej nesh që kemi lidhje me procesin zgjedhor shohin veten e tyre në këtë raport dhe secili prej nesh ka leximin e tij. Ajo që ka më shumë rëndësi në gjykimin tim është cfarë do bëjmë me të ardhmen në raport me cfarë ka ndodhur.  Këto zgjedhje kanë qenë të një standarti europian, dhe pse duket politizuese ku ke përballë një qëndrim të opozitës së vendit. Me...