Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda Ademi jep përgjigjen e saj
Vetëm pak javë pas fejesës me partnerin e saj, Granit Muhaxherin, këngëtarja e njohur Melinda Ademi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një arsye që lidhet me jetën e saj personale. Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë mbushur me aludime se Melinda mund të jetë në pritje të ëmbël. Zërat nisën pas një videoje që artistja publikoi në Instastory, ku shihej brenda në avion. Ndjekësit e saj vunë re barkun e dukshëm dhe menjëherë nisën komentet se këngëtarja mund të ishte shtatzënë. Pas reagimeve të shumta dhe kuriozitetit që u përhap shpejt në rrjet, Melinda ka vendosur t’i japë fund të gjitha hamendësimeve me një përgjigje plot humor. Në një postim të ri, ajo ka ndarë një foto...