Kinë-SHBA, konsultimet tregtare në Malajzi më 24-27 tetor

Kinë-SHBA, konsultimet tregtare në Malajzi më 24-27 tetor

Ditët e fundit, zv.kryeministri kinez He Lifeng zhvilloi video-bisedime me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së, Jamieson Greer. Të dy palët ranë dakord për të zhvilluar raundin e ri të konsultimeve ekonomike e tregtare Kinë-ShBA.  Sipas zëdhënësit të Ministrisë kineze të Tregtisë, mbi bazën e konsensusit të arritur mes Kinës dhe ShBA-së, nga 24 deri më 27 tetor zv.kryeministri kinez He Lifeng do të drejtojë një delegacion për në Malajzi, ku do të zhvillohen konsultimet ekonomike-tregtare me palën amerikane. Të dy palët, në bazë të konsensusit të rëndësishëm të arritur ndërmjet dy liderëve shtetërorë gjatë këtij viti, do të zhvillojnë konsultime mbi çështjet e rëndësishme të marrëdhënieve ekonomike e tregtare kino-amerikane.