Autostrada gati në dhjetor, Balluku: Punimet për zgjerimin e saj përfundojnë para afatit  

Autostrada gati në dhjetor, Balluku: Punimet për zgjerimin e saj përfundojnë para afatit  

Gjashtë kilometrat e para të autostradës Tiranë-Durrës do të hapen për qarkullim në dhjetor. Sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ritmi i punimeve për zgjerimin e autostradës në dy fazat e para ka qenë i mirë. “Tashmë autostrada Tiranë-Durrës, në 6 kilometrat e parë nga Casa Italia deri te mbikalimi i Kasharit, kthehet në një autostradë të tipit a me kurorë 32.5 metra gjerësi. Do të ketë tre korsi në secilin krah, plus një korsi emergjence – pra katër korsi gjithsej për secilin drejtim“, tha Balluku. Drejtori i autoritetit rrugor shqiptar, Gentian Gjyli, shtoi se po punohet edhe për ndriçimin dhe gjelbërimin e objektit./vizionplus.tv