Hapet faza e dytë e Panairit të 138-të të Kantonit

Hapet faza e dytë e Panairit të 138-të të Kantonit

Më 23 tetor u hap zyrtarisht faza e dytë e Panairit të 138-të të Kantonit me temë “Jetesë Shtëpiake Cilësore”.   Ekspozita ka një sipërfaqe prej 515 mijë metra katrore dhe mbi 25 mijë stenda ekspozuese. Në të marrin pjesë mbi 10.000 ekspozues, 2900 prej të cilave janë ndërmarrje cilësore si kompani kombëtare të teknologjisë së lartë, gjigantë të vegjël të specializuar në produkte inovative, kompani të prodhimit të gjelbër dhe qendra kombëtare të dizajnit industrial.  Faza e dytë e ekspozitës do të përqendrohet tek kategoritë familjare si mallrat e përdorimit familjar, dhuratat dhe produktet dekoruese. Gjithashtu në panair është krijuar një platformë blerjeje me një ndalesë për blerësit globalë, e cila integron mallrat e dizajnin inovativ me koncepte të gjelbra dhe karbon të ulët.