Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Stuhia “Benjamin” godet Francën! Mbyllen parqet dhe kopshtet në Paris, mijëra familje pa energji elektrike
Kopshtet dhe parqet në kryeqytetin e Francës janë mbyllur për vizitorët si pjesë e masave paraprake të marra për stuhinë Benjamin. Sipas lajmeve të shtypit kombëtar, vendi është vendosur nën ndikimin e stuhisë Benjamin, me erëra që arrijnë shpejtësi 161 kilometra në orë, dhe niveli i alarmit është rritur në “portokalli” në 19 provinca. Stuhia, e cila ka prekur veçanërisht provincat në veri dhe veriperëndim të vendit, ka lënë më shumë se 100 mijë familje pa energji elektrike. Për shkak të stuhisë Benjamin, në kryeqytet janë marrë masat e sigurisë.