Ishin duke bërë stërvitje, polici qëllon gabimisht me armë ushtarin

Ishin duke bërë stërvitje, polici qëllon gabimisht me armë ushtarin

Një ushtar është plagosur gabimisht nga një polic në zonën e Bavarisë në Gjermani. Mediat  e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë. Policia ishte njoftuar nga banorët se në zonë ndodheshin persona të armatosur dhe të dyshimtë. Pas këtij njoftimi, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Ushtarët, të cilët kishin menduar se edhe policia ishte pjesë e stërvitjes, nisën të qëllonin në drejtim të tyre, por jo me plumba. Përgjigja e policisë ka qenë e menjëhershme, gjë që la të plagosur një nga ushtarët.   Pas ngjarjes, polici ka dalë me një reagim zyrtar, ku ka deklaruar se ishin në dijeni të stërvitjes së planifikuar prej disa ditësh, por kishin të regjistruar një tjetër vendndodhje. Ushtari i plagosur, raportohet se...