Një diskutim i hapur u zhvillua sot lidhur me ecurinë e Paketës së Maleve, një nga instrumentet më të rëndësishëm për zhvillimin e territorit që bashkitë kanë në dispozicion.
Paketa e Maleve, projektligji për të cilën u miratua disa muaj më parë është një angazhim i ri i qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor dhe mbështetjen e banorëve, duke krijuar kushte të favorshme për investime, punësim dhe përmirësim të cilësisë së jetës për komunitetet vendase.
Në takimin ku merrnin pjesë drejtues të bashkive të vendit dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal, Kryeministri Rama theksoi se kjo paketa është një politikë jashtëzakonisht nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore që synon t’i japë zgjidhje një problemi të vjetër, mbi 30 vjeçar, përmes mundësive të reja, në të gjithë vendin.
Kryeministri tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të bashkive që të mos vonojnë në përgatitjen e hartave të zonave prioritare dhe të jenë në gatishmëri të plotë për të asistuar të gjithë të interesuarit në lehtësimin e procesit të aplikimit.
“Përveçse duhet bërë urgjentisht harta, duhet të ngrini një task-force në çdo bashki, një task force me tre persona që të ndjekin këmba-këmbës dhe t’u rrinë pronto njerëzve që shprehin interesin, që t’ia u shpjegojnë, që t’i nxisin, që t’ia u lehtësojnë procesin sepse siç e tha ministrja 500 të parët që do të marrin kontratën 10 vjet nuk do të paguajnë asnjë lloj takse.” – u shpreh ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
