Spiropali pritet nga ministri i Jashtëm dhe kreu i Kuvendit të Izraelit, diskutimet për planin e paqes

Spiropali pritet nga ministri i Jashtëm dhe kreu i Kuvendit të Izraelit, diskutimet për planin e paqes

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar. Spiropali u ndal te marrëveshja e paqes dhe plani i Presidentit Amerikan që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon. “Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes, i Presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri – jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha Ministrja. Spiropali rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale...