Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Plani i presidentit Trump nxit bashkëjetesën paqësore në rajon”/ Spiropali pritet nga Ministri i Jashtëm dhe Kreu i Kuvendit të Izraelit
Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar. Spiropali u ndal te marrëveshja e paqes dhe plani i presidentit pmerikan që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon. “Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes, i Presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri – jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha Spiropali. Spiropali rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale dhe historike të popullit shqiptar, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. ...