Në kërkim për vrasjen e 33 vjeçarit në Manzë pas sherrit në lokal, ky është Daniel Pepa

Në kërkim për vrasjen e 33 vjeçarit në Manzë pas sherrit në lokal, ky është Daniel Pepa

Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, 21-vjeçari i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë.  Pepa vrau Paluçin pas një sherri në një lokal për një kafe, pasi kamerieri iu tha se ekspresi është i fikur dhe nuk mund t’ua shërbente.  Katër persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.  Në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe 30-vjeçari Gëzim Allci me akuzat e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit.  21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është...