Ditë historike në Vatikan, Charles III dhe Papa Leoni shkëmbejnë tituj dhe dhurata

Ditë historike në Vatikan, Charles III dhe Papa Leoni shkëmbejnë tituj dhe dhurata

“Mirëmëngjes, mirë se erdhët!” Me këto fjalë, Papa Leoni priti mbretin Charles III dhe mbretëreshën Camilla në Pallatin Apostolik. Çifti mbretëror britanik u prit në oborrin e Shën Damasit nga banda papale dhe garda zvicerane, shkruan Corriere Della Sera.  Camilla ishte e veshur me të zeza, siç kërkon protokolli për mbretëreshat jo-katolike që nuk gëzojnë “Privilegjin e të bardhës”, pra lejen për të veshur ngjyrë të bardhë përpara Atit të Shenjtë. Ajo mbante një vello të zezë dhe në kokë nuk kishte kurorë me diamante, ndryshe nga mbretëresha Elizabeth II në vizitat e saj deri në vitin 2000. Për këtë rast, siç shkruan Corriere Della Sera, Camilla zgjodhi një kurorë me pendë dhe gjethe, të punuar nga stilisti i njohur i shtëpisë mbretërore, Philip Treacy.  Mbreti dhe mbretëresha zbritën nga makina e tyre mbretërore, nën rrezet e diellit të tetorit, ku u pritën nga monsinjor Leonardo Sapienza dhe princi Mariano Hugo Windisch-Graetz, përfaqësues të...