Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Rama në panelin e ‘Chatham House’ në Londër: Problemi nuk janë shqiptarët, por si të gjeni fajtorë për dështimin e Brexit-it
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një diskutim në një nga panelet e Chatham House në Londër, ku u pyet për mënyrën se si përmendet Shqipëria në median britanike lidhur me debatin për emigracionin. Duke iu referuar mënyrës se si vendi i tij shpesh përmendet në këtë kontekst, Rama ironizoi retorikën e përdorur gjatë dhe pas referendumit për Brexit. “Gjatë fushatës për largimin nga Bashkimi Europian, më kujtohet një poster me zogj të çuditshëm që vinin nga Shqipëria për t’i pirë gjakun Britanisë. Premtimi ishte se nëse Britania dilte nga Europa, shqiptarët nuk do të vinin më. Dhe ja çfarë ndodhi: dolët nga Europa dhe shqiptarët u bënë temë edhe më e madhe,” u shpreh Rama. Ai shtoi se problemi nuk qëndron te emigrantët apo shqiptarët, por te nevoja për të gjetur fajtorë për një vendim që e quajti...