Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me raportin e publikuar nga Misioni i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në reagimin e ish presidentit thuhet se raporti faktori se zgjedhjet nuk ishin të lira, dhe as të fshehta. “Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira, as të barabarta, as të fshehta. “Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut””-thuhet në reagim.