Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest në burg”. Ankimi i Metës në Apel u paraqit një ditë pasi GJKKO kishte refuzuar kërkesën e tij për shuarjen e kësaj mase sigurie. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, e cilësoi vendimin si krijim të një precedenti të rrezikshëm, duke theksuar se, sipas tij, janë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në paraburgim. Sipas Cakranit, nuk ekziston më asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, ndaj masa e sigurisë është e pajustifikuar. Ai akuzoi gjithashtu sistemin gjyqësor për mungesë verdiktesh pafajësie dhe për kthimin e sallave të gjyqeve në “toga pushkatimi”. /vizionplus.tv