Stojkoviq akuzon regjimin e Vuçiq se qëndron prapa zjarrvënies para Parlamentit të Serbisë

Stojkoviq akuzon regjimin e Vuçiq se qëndron prapa zjarrvënies para Parlamentit të Serbisë

Avokati Çedomir Stojkoviq ka akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiq për organizim të djegies së tendave të mërkurën para Parlamentit të Serbisë, me qëllim të largimit të vëmendjes së publikut në ditën kur Bashkimi Evropian miratoi rezolutën e ashpër ndaj regjimit në Beograd. Në një postim në X, avokati i njohur serb tha se partia e Vuçiq organizoi djegien e tendave dhe se ngjarja “është versioni i presidentit serb për djegien e Rajhstagut në vitin 1933". Një zjarr ka shpërthyer dje para Parlamentit të Serbisë në të ashtuquajturin Çaçiland, ku tash e sa muaj janë vendosur tendat me mbështetësit e Vuçiq si kundërpërgjigje ndaj bllokadës studentore, e cila ka nisur në gjithë Serbinë pas shembjes së tendës hekurudhore vitin e kaluar në Novi Sad ku mbetën të vdekur...