Kurti takon Starmer: Britania, rol kyç në sigurinë e rajonit

Kurti takon Starmer: Britania, rol kyç në sigurinë e rajonit

Kosova E Enjte, 23 Tetor 2025 15:00 Në margjina të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit,  që po mbahet në Londër,  Kryeministri në detyrë i Kosovës,  Albin Kurti,  u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar,  Keir Starmer. Takimi pasoi diskutimet me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme,  Yvette Cooper,  dhe sesionet zyrtare të samitit,  ku u trajtuan temat qendrore: siguria,  rritja ekonomike dhe migracioni. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për udhëheqjen britanike dhe organizimin e samiti i cili për herë të dytë pas vitit 2018 po mbahet në Londër. Ai theksoi rëndësinë e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal,  sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit,  u diskutuan mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të...