I vodhën celularin një shtetaseje dhe tentuan të grabisnin taksistin, 3 të arrestuar

I vodhën celularin një shtetaseje dhe tentuan të grabisnin taksistin, 3 të arrestuar

3 shtetas janë arrestuar pasi tentuan t’i vidhnin me dhunë portofolin një taksisti dhe më pas i vodhën celularin një shtetaseje. Të tre të arrestuarit, me precedentë për të njëjtin krim, njëra prej tyre, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit A. Q., 22 vjeçe, F. B., 36 vjeç dhe L. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve. Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, shtetasit A. Q. dhe F. B. kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë portofolin, drejtuesit të taksisë me të cilën lëviznin në rrugën “Selaudin Zorba”. Më pas, dyshohet se i kanë vjedhur celularin, një shtetaseje, në rrugën...