Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Të mblidhen armët!”, eksperti kërkon amnisti: Në atentate shohim kallashnikov të 97-ës!
Eksperti i sigurisë, Fation Softa nga studio e “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, teksa analizonte ngjarjen e Manzës, ku dy të rinj humbën jetën pas debatit për një kafe të pashërbyer, ka bërë thirrje që shteti të mbledhë armët. Softa tha se ka ardhur koha për një amnisti, që qytetarët të dorëzojnë armët pa pasur ndëshkime penale, pse jo sipas tij edhe vendosja e një shpërblimi financiar nga shtetit çka mund të nxisë dorëzimin e tyre. “Atëherë nga disa amnisti, nuk është se ka pasur ndonjë funksionim, por nuk është se janë mbledhur pak armë. Një pjesë e armëve janë mbledhur. Pjesa tjetër vazhdon. Në momentin që ti vendos një amnisti, për shembull afat një mujor apo nuk e di se sa përcaktohet...