Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha për “Paketën e Maleve”: Plaçkitje! Rama s’mund të mbulojë armiqësinë e tij ndaj zonave malore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj nismës qeveritare “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar atë si “një plaçkitje të madhe” dhe një skemë që rrezikon të ndezë konflikte për pronat në zonat malore të vendit. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes kësaj pakete, “po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes” në veri të vendit dhe në komunitetet malore, duke injoruar pronësinë e banorëve lokalë mbi tokat që, sipas tij, janë trashëgimore dhe komunale. “Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore. Në vitin 2012, ne miratuam ligjin që përjashtonte për tetë vite nga taksat investimet në zonat malore, por askujt nuk i merrej asnjë centimetër tokë. Ai...