Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndryshime në strukturën e ekzekutivit/ Qeveria emëron zëvendësministrat e rinj! Ja kush lirohet nga detyra
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë ndryshimesh në strukturën e ekzekutivit, duke bërë lëvizje në disa poste drejtuese. Me vendim të ri, Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa janë emëruar tre zëvendësministra të rinj. Herida Duro merr detyrën e zëvendësministres së Arsimit, Elda Xhumari emërohet zëvendësministër e Mjedisit, ndërsa Roland Kristo është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.