Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka “trazuar” përsëri politikën shqiptare.
Opozita reagoi sot duke vënë në dukje se u faktuan gjetjet dhe denoncimet që ata kishin bërë para dhe pas fushatës elektorale për makinën shtetërore që përdori krimin e organizuar, patronazhistët, financat dhe mënyrat për të vjedhur votat.
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, e cilëson mazhorancën ilegjitime dhe se raporti tani e thot troç dhe rrëzoi zgjedhjet e 11 majit. Ai e vlerëson si një raport bombë.
“Raport BOMBË i OSBE-ODHIR! Raporti i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit: OSBE/ODIHR e thotë troç: zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet. Gara ishte me regjimin që përdori çdo burim financiar e administrativ përfshi kriminal, pa kufizim”, shprehet ai mes të tjerash në Facebook.
Reagimi i plotë i deputetit Luçiano Boçi:
“Raport BOMBË i OSBE-ODHIR! Raporti i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit:
OSBE/ODIHR e thotë troç: zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet.
Gara ishte me regjimin që përdori çdo burim financiar e administrativ përfshi kriminal, pa kufizim.
Shteti u përdor si zyrë elektorale dhe jo si institucion publik. Punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë.
Media totalisht e kapur dhe e kontrolluar e pluralizmi i mediatik i mbytur. Propaganda zëvendësoi informacionin. Patronazhistët janë bërë sistem e kjo është e papranueshme për standartet ndërkombëtare.
Procesi nuk ishte as i qetë në ditën që regjimi e teatron “të qetë”, ditën e votimit. Përfundimisht këto nuk janë zgjedhje!
Mazhoranca është ilegjitime!”.
“Zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet”/ OSBE-ODIHR, flet Boçi: Raporti bombë, i rrëzoi…
