Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Në vitin 2022, presidenti francez Emmanuel Macron udhëhoqi krijimin e Komunitetit Politik Europian, si një “dhomë pritjeje” për shtetet që aspironin t’i bashkoheshin BE-së. Një vit më vonë, ai u zotua të integronte në bllok vendet kandidate sa më shpejt që të ishte e mundur. Por krizat dhe problemet e brendshme duket se kanë ndikuar ndjeshëm në vizionin e kreut të Elizesë, i cili, sipas Politico-s, po bëhet pengesë për zgjerimin e bllokut. Në prag të një samiti të rëndësishëm në Bruksel, ku Macron merr pjesë tashmë si një udhëheqës i dobësuar politikisht, Politico shkruan se ai ka kundërshtuar propozimin e presidentit të Këshillit, António Costa, për të hequr fuqinë e vetos së Hungarisë në pjesë të procesit të zgjerimit. Aleatët e shohin këtë lëvizje...