Shuhet familja në Itali, u gjetën të vdekur brenda në shtëpi, dyshohet se…

Shuhet familja në Itali, u gjetën të vdekur brenda në shtëpi, dyshohet se…

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Canaro, në provincën e Rovigos në Itali. Një familje e tërë, për të cilën nuk ishte marrë asnjë lajm prej disa ditësh, u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre. Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 23:00 pas kërkesës së karabinierëve dhe alarmit të ngritur nga disa kolegë të kryefamiljarit 51-vjeçar, i cili nuk ishte paraqitur në punë për njëfarë kohe. Ekipi i policisë së Rovigos gjeti trupat e pajetë të një babai, një nëne 47-vjeçare dhe vajzës së tyre 27-vjeçare brend anë shtëpi. Gjatë inspektimit, oficerët, të pajisur me pajisje zbulimi gazi, zbuluan rrjedhje monoksidi karboni nga kaldaja. Familja moldave kishte jetuar në Itali prej njëzet vjetësh. Ata u gjetën në shtretërit e tyre pa shenja dhune, dhe...