Nga Ndoja te Xhaferri e Kaso! Kush janë 6 deputetët që i munguan Berishës në ‘leksion’

Nga Ndoja te Xhaferri e Kaso! Kush janë 6 deputetët që i munguan Berishës në ‘leksion’

Gjashtë deputetë nuk iu bashkuan takimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në ‘leksionet’ e Sali Berishës dhe besnikëve të tij. Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata nuk shkuan fare në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak se kishte një angazhim në PD. Ndoja, i cili nuk iu bashkua leksioneve, në një fjalim më herët në parlament pati deklaruar se nuk shkon në Kuvend me regji dhe asnjëherë nuk do t’i bjerë tavolinave. Në takim ra në sy edhe mungesa e deputetit Besart Xhaferri, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, atje ku kryetari i tij nuk shkel dot për shkak se është i shpallur non grata. Madje, Xhaferri pak ditë më parë i kërkoi Berishës largimin e tij...