Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Qendrat e kthimit nuk janë zgjidhje”, Rama për BBC: Si e zmbrapsëm trafikun e shqiptarëve me gomone
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Londër ku ka shkuar për Samitin e Procesit të Berlinit, ka dhënë një intervistë për emisionin “The World Tonight” në BBC Radio 4, ku ka folur mbi çështjet e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë kësaj interviste, gazetari i BBC-së i kujtoi Ramës planet e Keir Starmer për ngritjen e qendrave të kthimit për azilkërkuesit e refuzuar në Shqipëri, të cilat ai i hodhi poshtë. Rama theksoi se Shqipëria nuk do të pranojë kurrë që të bëhet vend pritës për qendra të tilla. “Pjesa tjetër e pyetjes suaj ka të bëjë me këtë ide të qendrave të kthimit. Kjo nuk është zgjidhja.“, tha Rama. Duke folur për marrëveshjen e ngjashme me Italinë, Rama u shpreh se ky ishte një...