Mbështetësit e Vuçiç rrahin një politikan të opozitës në Serbi

Nemanja Sharoviç, president i lëvizjes opozitare “Dashuri, Besim, Shpresë” dhe një gazetar është sulmuar fizikisht nga mbështetësit e ePartisë Progresive Serbe (SNS) para Kuvendit të Serbisë në Beograd.

Sharoviç fillimisht u sulmua verbalisht, pastaj edhe fizikisht, raporton nova.rs.

Sipas dëshmive, sulmit i kishin paraprirë thirrjet dhe kërcënimet e shumta ndërsa anëtarët e SNS-së të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit kanë sulmuar edhe gazetarë të tjerë.

 

opet su napali nemanju šarovića i njegovu ekipu nakon čega je na pet minuta prekinuto snimanje pic.twitter.com/bJcZ4NbUG7
— иван__дамн (@ivan__damn) April 12, 2025

 

Në një moment, një grup njerëzish me veshje njgyrë të gjelbër, që duhet të shërbenin si roje për të siguruar rendin dhe paqen gjatë tubimit, sulmuan gazetarët.

Sharoviq është i njohur për publikun si një politikan opozitar ndërsa ka qenë një figurë e lartë e Partisë Radikale Serbe (SRS) të të dënuarit për krime lufte në ish-Jugosllavi, Vojisllav Sheshel dhe pas një konflikti me udhëheqësinë, ai e ka braktisur partinë dhe ka krijuar lëvizjen politike “Dashuri, Besim, Shpresë”, me anë të së cilës ka kritikuar pushtetin e Vuçiçit dhe SNS-në.

 

neki pijani klošari napali šarovića i ekipu čim je kročio unutar ograde pic.twitter.com/qe0nSEyQs3
— иван__дамн (@ivan__damn) April 12, 2025

 

Incidenti ndodhi para një tubimi në mbështetje të “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, që drejtohet nga SNS, ku këtë mbrëmje pritet të flasë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. /Telegrafi