Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj

Iu nënshtrua ndërhyrjes në spital, Efi Dhedhes zbulon gjendjen e saj

Sot në mëngjes, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, shqetësoi fansat e saj pas një postimi të papritur nga spitali. Në një foto të publikuar në Instagram, Efi shihej e shtrirë në shtrat me uniformën e pacientëve, duke shkruar: “Mirëmëngjes edhe kështu.” Postimi ngjalli menjëherë kureshtje dhe shqetësim, pasi shumëkush u pyet nëse ajo po përballej me ndonjë problem shëndetësor apo po i nënshtrohej një ndërhyrjeje estetike. Pak orë më pas, Efi ndau një tjetër imazh, këtë herë me një buzëqeshje të lehtë dhe me shenjën e paqes, shoqëruar me mbishkrimin “Me sukses.” Kjo foto solli lehtësim te ndjekësit e saj, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me urime për shërim të shpejtë dhe mesazhe dashurie. Edhe pse nuk...