“Duket si ‘Far West’, shpëton kush qëllon i pari”/ Krimi tronditës në Manzë, gazetarja: Një nga armët ende s’është gjetur

“Duket si ‘Far West’, shpëton kush qëllon i pari”/ Krimi tronditës në Manzë, gazetarja: Një nga armët ende s’është gjetur

“Ekspresi është i fikur, nuk ka kafe”, mjafton një fjali e tillë për t’u kthyer në skenë krimi dhe për t’u vrarë dy të rinj në Manzë. Një tragjedi e vërtetë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur së bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç.  Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjve.  Kurti dhe Pepa kanë ofenduar kamerierin dhe në atë moment ka ndërhyrë Flor Paluçi i cili u ka thënë se nuk mund ta ofendonin se është në tavolinë me të. Sherri verbal ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e jashtme të lokalit.  Alteo Pepa në dëshminë...