Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”
Një sulm i ri ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë ka lënë të vrarë dy persona. Kështu tha më 22 tetor sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa njoftoi se SHBA-ja kreu sulm ndaj një anijeje që po operonte në Oqeanin Paqësor. Hegseth publikoi në X një video ku shihej një anije e përfshirë nga flakët. Deri më tani, numri i sulmeve të kryera nga Uashingtoni ndaj anijeve që dyshon se kontrabandojnë drogë ka arritur në të paktën tetë, sulme që kanë vrarë të paktën 34 persona. “Gjatë sulmit, që u krye në ujërat ndërkombëtare, në anije ndodheshin dy narkoterroristë. Të dy terroristët u vranë dhe asnjë ushtar amerikan nuk pësoi gjatë këtij sulmi”, shkroi Hegseth në rrjetet sociale. “Ashtu sikurse Al-Kaida që i...