Babai kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt si të zhdukur, ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm 

Babai kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt si të zhdukur, ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm 

Fati i Ervis Martinaj vijon të mbetet i paqartë për autoritetet shqiptare, më shumë se tre vjet pas zhdukjes së tij. Babai i tij, Mustafa Martinaj, ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Lezhës për shpalljen zyrtare të të birit si person i zhdukur.Po çfarë nënkupton shpallja si i zhdukur?  Në emisionin “Në kohë reale” me Flori Gjinin në RTSH, avokati Bledar Bejko sqaroi se ky hap është i parashikuar në Kodin Civil dhe aplikohet kur ekziston bindja se një person nuk jeton më, por trupi i tij nuk është gjetur.  “Jemi në rastin kur nuk gjendet trupi, por mendohet që ai nuk jeton më. Në mungesë të faktit, nga analiza që del në këto rrethana, krijohet bindja që ky person nuk jeton më. Gjykata i merr në konsideratë këto,” tha Bejko.  Ky proces nuk është i...