Trump: Qeveria më detyrohet 230 milionë dollarë për hetimet e kaluara

Trump: Qeveria më detyrohet 230 milionë dollarë për hetimet e kaluara

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ai vetë do të ketë “fjalën e fundit” për vendimin nëse administrata e tij duhet t’i paguajë atij 230 milionë dollarë si dëmshpërblim për hetimet federale ndaj tij në të kaluarën.  Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se qeveria “i detyrohet shumë para” për hetimet që janë zhvilluar kundër tij gjatë dhe pas mandatit të parë presidencial, duke përfshirë kërkimin e FBI-së në Mar-a-Lago dhe hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, raporton The Guardian.  “Është interesante, sepse unë jam ai që merr vendimin, apo jo?”, tha Trump, duke pranuar se çështja krijon një situatë paradoksale, ku ai si president do të vendoste nëse vetes së tij, si paditës, do t’i jepeshin fonde publike si dëmshpërblim për hetimet ndaj tij vetë. ...