Ngjarje historike/ Pas rreth 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan për..

Ngjarje historike/ Pas rreth 500 vitesh, Mbreti Charles bëhet monarku i parë britanik që zbarkon në Vatikan për..

Mbretërit britanikë do të marrin pjesë në një shërbesë historike ekumenike në Kapelën Sistine me Papën Leoni XIV, për të shënuar Vitin Jubilar 2025 të Kishës Katolike.  Lajmi u konfirmua nga Pallati Buckingham, i cili e cilëson këtë vizitë si një ngjarje historike pa precedent në historinë moderne të marrëdhënieve ndërfetare.  Në moshën 76-vjeçare, Mbreti Charles III do të bëhet monarku i parë britanik që merr pjesë në një akt publik adhurimi me Papën, që nga ndarja e Kishës së Anglisë nga Roma në vitet 1530, gjatë Reformacionit të Henrikut VIII.  Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në promovimin e dialogut ndërfetar, Papa Leoni XIV do t’i akordojë Mbretit Charles titullin “Confrater Mbretëror” të Bazilikës Papale dhe Abacisë së Shën Palit Jashtë Mureve (San Paolo Fuori le Mura).  Ky është një titull nderi shpirtëror, që simbolizon një vëllazëri të veçantë me Kishën Katolike – fjala latine “frater”...