Aeroporti i Vlorës/ Bardhi publikon dokumentet: Kompanitë fiktive, nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi publikon dokumentet: Kompanitë fiktive, nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, dokumente shtetërore, lidhur me koncesnionin për Aeroportin e Vlorës.  Bardhi thotë se mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit.  Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:   Belinda Balluku është emri dhe firma e çdo afere korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Në çdo faqe të kësaj skeme shfaqet i njëjti emër: Belinda Balluku. Pak histori për shumë korrupsion  Dokumentacioni zyrtar i procedurës tregon qartë se kompanitë Mabco Construction dhe 2A Group nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin e Aeroportit...