Bardhi publikon dokumentet: Belinda Balluku e përfshirë në aferën e Aeroportit të Vlorës

Bardhi publikon dokumentet: Belinda Balluku e përfshirë në aferën e Aeroportit të Vlorës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente  që sipas tij tregojnë implikimin e ministres Belinda Balluku në aferën korruptive të koncesionit të Aeroportit të Vlorës. Sipas Bardhit, procedura e koncesionit është realizuar me kompani fiktive dhe veprime që shkelin ligjin. Ai thekson se në çdo faqe të skemës shfaqet emri i ministres Balluku. Dokumentacioni zyrtar tregon se kompanitë Mabco Construction dhe 2A Group nuk përmbushnin kriteret ligjore për të fituar koncesionin dhe gjatë aplikimit përfshinë në konsorcium kompaninë turke YDA Group, e vetmja me eksperiencë reale në ndërtimin e aeroporteve. Bardhi denoncon se vetëm një vit pas shpalljes fitues, YDA Group u tërhoq nga zotërimi i 40% të aksioneve, të cilat u shitën për shumën simbolike prej 4,450 euro, pavarësisht...