Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ja sa hapa në ditë duhet të ecni për një shëndet më të mirë
Shumë prej nesh përdorin numërues hapash, por e dimë vërtet sa hapa duhet të bëjmë çdo ditë për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen fizike? Për vite me radhë kemi dëgjuar se “shifra e artë” është 10.000 hapa në ditë, por për shumë persona me ritme të ngjeshura jete, ky synim është shpesh i paarritshëm. Megjithatë, një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore JAMA Netëork in Nutrition, Obesity, and Exercise, sugjeron një objektiv më realist dhe të arritshëm: vetëm 7.000 hapa në ditë mund të jenë të mjaftueshëm për të reduktuar rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe për të shtuar vitet e jetës në mënyrë të shëndetshme. 7.000 hapa = 50-70% më pak rrezik për vdekje të parakohshme Hulumtimi, i realizuar nga Universiteti i...