Malësia, kultura dhe identiteti etnik në Shqipëri

Malësia, kultura dhe identiteti etnik në Shqipëri

Nga: Ulf Brunnbauer dhe Robert Pichler (“Mountains, culture and ethnic identity in Albania”, pjesë nga punimi Mountains as “lieux de mémoire, revista Balkanologie, Vëll. VI, nr. 1-2, 2002, fq. 77-100)Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com Një nocion i zakonshëm në historiografinë shqiptare është ai i shekujve të pushtimit të vendit nga fuqitë e huaja. Vetëm vargmalet e thella dhe të paarritshme janë konsideruar si zona ku populli shqiptar ka mundur të ruajë një shkallë të caktuar të autonomisë politike. Përveç pavarësisë politike, besohet se shqiptarët ruajtën gjithashtu kulturën e tyre burimore dhe identitetin etnik në këto zona të izoluara. Populli zhvilloi zakone të veçanta të cilat “shërbyen si një mjet i rëndësishëm i vetëqeverisjes dhe bashkimit të njerëzve kundër sundimit të huaj”.[1] Këto zakone morën emrin kanun.[2] Gjatë shekujve XIX dhe XX,...