Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Një pazar i zi”, Alibeaj akuzon Ramën dhe Berishën për ndarje pushteti: Sot s’ka zgjedhje në Shqipëri
Duket se kur vjen puna të reforma zgjedhore, partitë e mëdha e gjejnë gjuhën e përbashkët, ashtu siç ndodhi edhe këtë të mërkurë. Për këtë çështje foli në një emision televiziv, Enkelejd Alibeaj, ish-deputet. “Ai theksoi se sot në Shqipëri nuk ka zgjedhje dhe kjo është një diçka që ka 30 vite që ndodh. “Ka 30 vite që ndodh kjo punë. Nuk më duket se përbën ndonjë ngjarje të madhe sidomos tani. Në situatën ku janë forcat politike, mund të bësh çdo lloj ndryshimi ligjor që nuk zbatohet dhe në fund rezultati do të jetë kush është më i forti. Gjuha e të fortit fiton. Pushteti do të përdorë të gjitha mjetet, me shtet, më të fortë, me patronazhistë dhe çdo gjë tjetër. Kjo nuk...