Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Dialogu me biznesin/ Balluku: Çelësi për një ekonomi konkurruese dhe integrim në BE
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë falë reformave të thella dhe shtetformuese. Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 10-vjetorin e krijimit të Këshillit të Investimeve, Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë kur ky këshill u formua. “Ky vlerësim vjen në kuadër të aktivitetit të Këshillit të Investimeve, por është një vlerësim që shkon paralel me zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë në këto 10 vite”, tha Balluku. Balluku e konsideroi këtë moment si një një rrugëtim që ka kaluar përmes reformash të thella shtetformuese, shpeshherë të dhimbshme, por të domosdoshme, mjaft herë të kontestuara,...