Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mashtronin dhe vidhnin me 49 milionë llogari false dhe me 40 mijë karta telefonike/ Shkatërrohet banda e hakerave
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik, i koduar “SIMCARTEL”, është finalizuar me 7 arrestime dhe shkatërrimin e një rrjeti të sofistikuar kriminal që vepronte në disa vende të Europës. Operacioni u zhvillua më 10 tetor në Letoni, ku u arrestuan pesë shtetas letonë, ndërsa gjatë aksionit u sekuestruan 5 servera, 1 200 pajisje SIM-box dhe 40 000 SIM karta aktive. Dy persona të tjerë u arrestuan në vijim të hetimeve. Sipas Europol dhe Eurojust, rrjeti ishte përfshirë në më shumë se 3 200 raste mashtrimi kibernetik, duke shkaktuar një dëm financiar prej miliona eurosh – vetëm në Austri, rreth 4.5 milionë euro, dhe 420 mijë euro në Letoni. Përmes një shërbimi online, rrjeti u jepte numra telefoni të regjistruar në mbi 80 vende, të përdorur për phishing dhe smishing – mashtrime përmes email-eve dhe mesazheve telefonike, që...