Ballkani me 15 hapa drejt Evropës së gjelbër/ Kapetanoviç në Samitin e Londrës: Rezultatet flasin vetë

Ballkani me 15 hapa drejt Evropës së gjelbër/ Kapetanoviç në Samitin e Londrës: Rezultatet flasin vetë

Londër, 22 tetor 2025 – Në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer, rajoni i Ballkanit Perëndimor mori një lajm të mirë: 15 rezultatet e përbashkëta të arritura këtë vit do ta bëjnë rajonin më konkurrues, më të gjelbër dhe më të afërt me Bashkimin Europian.  Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, prezantoi në Londër një paketë me 15 arritje konkrete, që variojnë nga investimet e qëndrueshme dhe energjia e pastër, deri te turizmi rajonal dhe transferimi i të drejtave sociale për qytetarët.  “Rezultatet flasin vetë – pesëmbëdhjetë arritje të prekshme që forcojnë bashkëpunimin, tranzicionin e gjelbër dhe integrimin rajonal. Së bashku po e mbajmë rajonin në rrugën e rritjes dhe të konvergjencës evropiane”, deklaroi Kapetanoviç, duke përshëndetur gjithashtu bashkimin e Mbretërisë së Bashkuar...