Ish banorja e “Big Brother”: Teatri i Ferizajt pa buxhet, kemi mbetur pa bërë shfaqje

Ish banorja e “Big Brother”: Teatri i Ferizajt pa buxhet, kemi mbetur pa bërë shfaqje

Aktorja e njohur dhe ish banorja e “BBVK”, Gresa Gashi ka folur hapur për gjendjen e vështirë të Teatrit të Ferizajt, ku ajo është pjesë prej vitesh. E ftuar në emisionin “Shok Podcast” të Fis Junikut, Gresa rrëfeu se mungesa e buxhetit ka ndikuar ndjeshëm në jetën artistike të institucionit, duke e paralizuar aktivitetin teatror. “Nuk është duke pasur para në teatër. Nuk po ka buxhet, nuk po vijnë regjisorët për shkak se nuk po ka buxhet dhe kemi mbetur pa bërë shfaqje,” – u shpreh ajo. Gresa theksoi se ndonëse pagat e aktorëve vazhdojnë të sigurohen, problemet qëndrojnë tek mungesa e fondeve për realizimin e shfaqjeve të mëdha, të cilat kërkojnë investime dhe përfshirje më të gjerë artistike. “Për rroga ka para, por nuk...