“Blindohet” burgu ku ndodhet Sarkozy, ministri francez: Është në rrezik

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të ruhet nga dy oficerë policie, të cilët janë vendosur në qeli për të garantuar sigurinë e tij.
Ky vendim është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez, i cili ka deklaruar se Sarkozy ka të drejtë mbrojtje për shkak të statusi të tij.Lexo edhe :Related Posts
Ekziston një rrezik i mundshëm ndaj Sarkozy, tha ministri i Brendshëm, ndërsa shtoi masa e mbrojtjes do të vazhdojë.

“Ish-presidenti i Republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Ekziston një rrezik i mundshëm ndaj tij dhe kjo masë mbrojtjeje do të vazhdojë edhe gjatë paraburgimit”, tha Nuñez në një intervistë për radion “Europe 1”.
Sipas mediave franceze, oficerët do të jenë pjesë e një ekipi që do të kryejë turne të alternuar në ambientet e burgut.
Avokatët e Sarkozy kanë paraqitur një kërkesë për lirimin e parakohshëm të tij, në pritje të shqyrtimit të apelit, dhe presin që kjo kërkesë të merret në shqyrtim brenda një muaji. Ata shpresojnë që klienti i tyre të lirohet para festës së Krishtlindjeve./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *