Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pas Luvrit, tjetër muze grabitet në Francë
Një tjetër grabitje e bujshme ka ndodhur në Francë, vetëm pak orë pas vjedhjes në Muzeun e Luvrit. Këtë herë, objektiv ka qenë Maison des Lumières Denis Diderot, muzeu i kushtuar filozofit të Ndriçimit, në Langres, rajoni Haute-Marne në verilindje të vendit. Ngjarja ndodhi natën e së dielës, kur muzeu ishte i mbyllur për shkak të një feste. Grabitësit hynë me forcë dhe thyen një vitrinë ekspozuese, duke marrë një koleksion historik prej 1,633 monedhash argjendi dhe 319 monedhash ari, që datonin nga vitet 1790 deri në 1840. Autoritetet lokale njoftuan se thesari ishte zbuluar gjatë rinovimeve të ndërtesës në vitin 2011 dhe muzeu mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Policia po kryen hetime në bashkëpunim me stafin e muzeut, duke regjistruar...