Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Qeveria italiane njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave. Ja sa do të paguhet
Qeveria e Giorgia Melonit, gjatë prezantimit të masave të buxhetit të ri të shtetit, njoftoi një rritje të taksimit të shumave që vijnë nga qiraja afatshkurtër e pasurive të paluajtshme, nga 21% në 26%. Tatimi prej 21% deri më tani ka qenë një masë e favorshme për qytetarët që u japin me qira turistëve një pronë të vetme. Sekretari i Lidhjes dhe zëvendëskryeministri, Matteo Salvini, në deklaratat e tij sot në një transmetim të kanalit televiziv publik Rai Tre, nënvizoi megjithatë se “kjo masë nuk do të miratohet” dhe se “do të shfuqizohet menjëherë ose gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit nga parlamenti”. Njoftimi për këtë rritje kishte shkaktuar reagime negative edhe brenda partisë Forza Italia, president i së cilës është Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Sipas shifrave të fundit, këtë vit për qiranë afatshkurtër të...