Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Izraeli shpërthen ndaj Gjykatës së Hagës: Jeni bërë strehë për terroristët!
Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë, e cila kërkon që Izraeli të mbështesë ndihmat humanitare të OKB-së në Rripin e Gazës, përfshirë edhe UNRWA-n (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt). Danon e cilësoi këtë opinion si “të turpshëm”, duke akuzuar agjencitë e OKB-së se janë “shndërruar në strehë për terroristët”. “Ata fajësojnë Izraelin për mungesë bashkëpunimi me organet e OKB-së, por duhet të fajësojnë veten. UNRWA ka mbështetur Hamasin për vite me radhë”, tha ai. Vendimi i dhënë nga një panel prej 11 gjyqtarësh kërkon që Izraeli të lehtësojë përpjekjet humanitare në Gaza dhe të mos pengojë punën e agjencive ndërkombëtare. Në një tjetër zhvillim,...