Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi marrëveshjen mes PS-PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. I ftuar në News24, përballë moderatores Ola Bruko, Duka tha se rëndësi është produkti final dhe hartimi i një kodi të ri zgjedhor. “Urojmë që ky komision të ketë produkt. Nëse punohet seriozisht dhe ka produkt, s’ka rëndës nëse ka apo jo nga PAA. Është Fatmiri perzent, i cili ka qenë kundër kodit zgjedhor. Ndaj është me rëndësi, sikur jam dhe vetë aty. Duhet të ketë produkt final se lamë kokrrën e namit. Jemi 30 vite që nuk biem dakord për një kod të ri zgjedhor.”, tha ai.