Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkrumbohet një banesë në Maliq, ja çfarë dyshohet
Një banesë në fshatin Sovjan të Bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në dy dhoma. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por dëme të shumta materiale. Në ndërhyrje për shuarjen e zjarrit morën pjesë dy mjete zjarrfikëse ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.