Londra pret procesin e Berlinit! Rama e liderët e tjerë të Ballkanit diskutojnë sigurinë e bashkëpunimin rajonal

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin Edi Rama u mblodhën në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Një ditë para këtij takimi të nivelit të lartë, liderët e Ballkanit u pritën nga Mbreti Charles III, ndërsa ishin të shoqëruar dhe nga Kryeministri britanik Kier Starmer që drejton edhe panelet në Samit.
Vetë Kryeministri Edi Rama ndau dhe disa pamje të takimit me Mbretin Charles, ndërsa shihen duke bashkëbiseduar.

Në nisje të Samitit, Kryeministri britanik priti liderët teksa mbërritën. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte i fundit në radhë, ndërsa përpara nisjes së punimeve të Samitit të Berlinit shkëmbeu edhe një bisedë të shkurtër me udhëheqësin britanik.
Me fokus tek emigrimi, siguria e rajonit si dhe bashkëpunimin ekonomik Samiti u nda në dy panele të ndryshme, me temat  “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” dhe ”Rritja, Migrimi dhe Siguria.
Në përfundim, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan. Procesi i Berlinit, i cili nisi nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
Qëllimi është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.
/vizionplus.tv