Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ndëshkon qytetarët”, Braçe shpërthen për tregun e sigurimeve: Marrëveshje të paligjshme,AMF ia hedh topin Konkurrencës
Brenda këtij viti do të hidhet për Konsultim Publik, projektligji që do të lejojë përdorimin e kriptovalutave edhe në Shqipëri. Pavarësisht se eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët, pasi ekspertët pohojnë se janë gati 100 mijë portofole digjitale që disponohen nga shtetas shqiptar, në Shqipëri ende nuk është i lejuar ky aktivitet. Për të ligjëruar këtë proces, drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi, tha se grupi i punës e ka gati draftin e parë edhe për këtë aktivitet, gjatë raportimin në Komisionin e Ekonomisë për raportin e vitit 2024. “Ju duhet të keni prioritet kriptovalutat, janë burim për pastrimin e parave. Cfarë po bëni ju?”, deputeti i PD-së Eno Bozdo. “Kemi punuar për draftimin e ligjit, jemi...